Foto ilustruese

Kamioni del nga rruga dhe bie në një zonë të pyllëzuar në Gjirokastër, një i plagosur rëndë

16 Qershor 2022, 16:12| Përditesimi: 16 Qershor 2022, 16:34

  • Share

Një kamion ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një zonë të pyllëzuar në fshatin Shtëpëz në Gjirokastër.

Kamioni i cili drejtohej nga F.H, 50 vjeç, banues në Mamurras për shkaqe ende të paqarta ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka mbetur i plagosur shoferi.

Ai ndodhet në spital ku po merr trajtimin e duhur mjekësor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

"Gjirokastër/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:30, në rrugën rurale mbi fshatin Shtëpëz, Gjirokastër, automjeti tip kamion, me drejtues shtetasin F. H., 50 vjeç, banues në Mamurras, ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili po transportohet për në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit", thuhet në njoftimin e policisë.

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?