Kamionët e Kosovës bllokohen në Serbi, Rama kërkesë Vuçiç: Ta bëjmë rajonin shembull të solidaritet, ngri traun

31 Mars 2020, 17:37| Përditesimi: 1 Prill 2020, 08:34

  • Share

"Le ta bëjmë rajonin tonë shembull të solidariteti, të luftojmë së bashku kundër këtij armiku të padukshëm që nuk njeh kufij", ka qenë mesazhi i qartë dhe i ndjerë që kryeministri Rama i ka dërguar presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Bllokimi i disa kamionëve me mallra të Kosovës në doganën serbe prej 24 orësh, ka sjellë reagimin e kryeministrit Rama, i cili i drejtohet Vuçiç të ngrejë traun dhe të lejojë ato të kalojnë. Rama shprehet se COVID-19, që nuk njeh kufij, mund ta mposhtim vetëm duke bashkëpunuar dhe ndihmuar njëri-tjetrin.

Rama tha se krijimi i Linjës së Gjelbër për vendet e rajonit për të lehtësuar kalimin e mallrave në këtë situatë duhet të shërbejë brenda vendeve të rajonit që të funksionojnë si një i vetëm në këtë situatë të vështirë.

"Prej 24h kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë! Linja e Gjelbërt në rajon s'mund t'i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi! Vetëm përmes solidaritetit pa kufi e kompasionit si njerëz të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e duhet të fitojmë! Ju lutem z.President ngrijeni traun për kamionët e le ta bëjmë rajonin tonë shembullin rrezatues të Solidaritetit kaq të nevojshëm për ta fituar luftën", shkruan Rama në twitter.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?