Kamionçina përplas automjetin në Divjakë, në gjendje të rëndë shëndetësore drejtuesja e makinës (VIDEO)

11 Gusht 2022, 14:07| Përditesimi: 11 Gusht 2022, 14:27

  • Share

Një aksident me pasojë një grua të plagosur rëndë është shënuar në Divjakë, të enjten. Aksidenti ndodhi në Zharrnec, ku një makinë është përplasur në mënyrë ballore me një kamionçinë, duke bërë që drejtuesja e makinës të mbesë e plagosur. Ajo ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Lushnjës.

Përplasja ballore sipas te dhënave paraprake dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesja e mjetit Ford ka humbur kontrollin. Drejtuesi kamionçinës është ndaluar nga policia për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Aksidenti ka shkaktuar radhë kilometrike. Policia po zbardh më tej rrethanat e ngjarjes.

D.GJ//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?