Kamëz, pronari i lokalit plagosi klientin, në pranga një 35-vjeçar

17 Shtator 2020, 10:49| Përditesimi: 17 Shtator 2020, 10:58

  • Share

Pronari i një lokali në Kamëz u arrestua pas qëlloi me armë zjarri një prej klientëve të tij pas një konflikti të çastit.

Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit të së enjtes rreth orës 02:20 në Kodër Kamëz.

Bashkëpronari i lokalit, shtetasi me iniciale F.K., 35 vjeç banues në Tiranë u përfshi në një konflikt fizik me 39-vjeçarin me iniciale R.C. për motive të dobëta.

Konflikti më pas vijoi jashtë ambienteve të lokalit ku pronari qëlloi me armë drejt klientit duke e plagosur.

Më pas ai tentoi që ta qëllojë sërish por ndërhyrja e policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit.

"Bashkëpronari i lokalit, shtetasi F. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, në brendësi të lokalit është përfshirë në një konflikt fizik e verbal për motive të dobëta, me shtetasin R. C. (klient lokali) dhe më pas konflikti ka vijuar në ambientet e jashtme të lokalit. Si pasojë e konfliktit shtetasi F. K. ka  plagosur me armë zjarri në dorë, shtetasi R. C., 39 vjeç., i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën" - njofton policia.

Ata arrestuan pronarin e lokalit dhe i sekuestruan armën.

Materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja, e mbetur në tentativë" dhe “Armëmbajtja pa leje”

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?