Foto ilustruese

Kamëz/ 33 vjeçari qëllon me armë në drejtim të dy vëllezërve! Shkak u bë xhirimi i gomave të makinës! Sekuestrohet 'Golf-i', autori në kërkim (EMRAT)

24 Dhjetor 2023, 16:40| Përditesimi: 24 Dhjetor 2023, 22:00

  • Share

Një i ri në Kamëz ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy vëllezërve pasditen sotme dhe më pas është larguar. Report Tv mëson se autori është 33 vjeçari Jetmir Koleci i cili ka qëlluar ndaj Ilir dhe Astrit Halilit në rrethana ende të paqarta. 

"Më datë 24.12.2023, në rrugën "OSBE", në Kamëz, shtetasi J. K., 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve I. H., 45 vjeç, dhe A. H., 39 vjeç, dhe më pas është larguar", njofton policia.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar. Siç mëson gazetari i Report Tv Sokol Dema, të shtënat janë regjistruar si pasojë e një sherri banal. Pasditen e kësaj të diele, Jetmir Koleci po kalonte me në rrugën "OSBE", ndërsa ka xhiruar gomat. Dy vëllezërit kanë tentuar ta ndalojnë duke i kërkuar sqarime por Koleci ka dalë nga makina me armë në dorë duke qëlluar. Vëllezërit Halili kanë pretenduar se 33 vjeçari ka qëlluar drejt tyre, kurse policia ka dyshime se i riu ka shtënë në ajër për t'i trembur dhe më pas është arratisur në këmbë duke braktisur makinën.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip "Golf", i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes.

Ora 17:05
'Pse xhiron gomat e makinës', detaje nga të shtënat me armë në Kamëz! Autori nxori armën, qëlloi dhe ma pas ia mbathi në këmbë

1703434254_kkkkkk.JPG

Report Tv zbardh detaje nga të shtënat me armë zjarri që janë regjistruar në Kamëz. Autori Jetmir Koleci ka lëvizur rreth 3-4 herë me mjetin e tij në rrugën "OSBE" ku ka ndodhur ngjarja dhe ka xhiruar gomat.

Vëllezërit Ilir dhe Astrit Halili kanë dalë për t'u sqaruar se përse po xhironte gomat, por Jetmir Koleci pasi ka zbritur nga makina ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar. Sipas dëshmive të vëllezërve Halili, ai ka qëlluar drejt tyre, por hetuesit kanë dyshime pasi kanë qenë në largësi rreth 1 metër. Hetuesit dyshojnë se Koleci ka qëlluar nga frika në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi në këmbë.

Ora 16:49
Të shtënat me armë një Kamëz, del emri i autorit dhe i dy personave që qëlloi

Jetmir Koleci është personi që ka qëlluar me armë zjarri këtë pasdite në drejtim të dy personave në Kamëz. Personat që kanë qenë objektiv i të shtënave me armë janë Ilir Halili dhe Astrit Halili.


 

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 25/12/2023 10:55

    Ai me mir ti thishte cke qe me shikon cowboy jam pistoleta me e shpejte ne kamez city... Medet sias zones ske cfare flet fare alla tipike 1990 1995 spe me sheh pse kalon ketu pse hecen shpejt me biciklet kjo eshte lagjia ime. Ndoshta duhet pak arsimim duhet pak me rregullsi ne arsimimin edhe disiplinimin e personave ne zonat periferike te te gjithe shqiperise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?