Kamëz/ Grabiti një banesë në Bathore, arrestohet i riu i dënuar më parë

7 Shkurt 2020, 10:40| Përditesimi: 7 Shkurt 2020, 10:43

  • Share

KAMËZ- Një grabitje ka ndodhur ditën e djeshme në Bathore të Kamzës ku një 25-vjeçar i maskuar dhe nën kërcënimin e një thike rreth orës 10:50 ka hyrë në banesën e H.H dhe ka marrë lekë e disa bizhuteri.

Ndërkohë autori A. M., 25 vjeç, banues në lagjen nr. 4 Bathore, Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje është arrestuar ditën e sotme.

Atij i janë gjetur edhe sendet e grabitura. A. M., do të përballet me akuzat për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 15 vjet burgim.
 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?