Foto ilustruese

Kamëz/ 23-vjeçari përplas për vdekje 35-vjeçaren! Shoqërohet në polici

26 Janar, 08:59| Përditesimi: 26 Janar, 09:04

  • Share

TIRANË- Një aksident me vdekje është regjistruar në Kamzë të Tiranës. Një 23-vjeçar ka përplasur me makinë një 35-vjeçare, e cila ka humbur jetë në vendin e ngjarjes.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore, Kamëz,

“Shtetasi E. M., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen N. Z., rreth 35 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje”, njofton policia.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Illo: 26/01/2024 12:31

    Enver Hoxha mos vdeksh kurre! E dije qe kafshet nuk mund te ecin me makina. Nuk mundet qe ne lagje qyteti te vritet njeriu ne aksident, vetem kur shoferi eshte me shpejtesi gjigande mund te ndodhe kjo! Atij duhet ti ndalohet e drejta e drejtimit te makines perjete!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?