Fredi Beleri dhe Sali Berisha

Ylli Pata: Kamarja e Belerit, ikonostasi politik i Rithemelimit

6 Mars, 19:47| Përditesimi: 6 Mars, 19:59

  • Share

Foltorja apo Rithemelimi, u shpall si një lëvizje për të marrë PD-në, për të zënë një vend me zor në opozitë, ku si qendër gravitacionale do të ishte doktori, i cili, si një predikues e udhëheqës i grigjës së tij politike, ofroi një “kauzë”.

Që në fakt nuk ka qenë reale, por megjithatë u bë si lejtmotiv, si flamur, si ikonostas politik i kësaj lëvizjeje, që sot ka krijuar edhe aleancat përkatëse.

Kamarja e Fredi Belerit është realisht një basoreliev apo ikonostas politik, që rri pas shpinës së predikuesit të foltores, duke na e shitur si shenjtëri.

Pra kauza politike e kësaj opozite është rasti “Beleri”, i cili tashmë është një i dënuar nga shkalla e parë e Gjykatës Speciale për vjedhje votash.

Rasti në fjalë, është një çështje politike padyshim, e në logjikë do të kthehej në diplomatike siç u kthye. Por rëndësia e saj si Flamur politik erdhi nga mbështetja dhe artikulimi i saj si padrejtësi nga ana e Rithemelimit.

Nga sot, partia që drejton Sali Berisha prej dritares së shtëpisë së tij ku është në arrest, me nënkryetarë: Flamur Nokën, Gaz Bardhin e Agron Gjekmarkajn, hero nuk kanë doktorin, po Fredi Belerin.

Të cilin, mbështetësit mediatikë të tij e quajnë një David, dhe gjykatësen Irena e kanë ilustruar me metaforat e Golias. Madje edhe fotot që publikojnë mediat e Rithemelimit, e nxjerrin gruan gjykatëse, sa më keq që të jetë të mundur. Kurse Fredin 100 kilosh, e nxjerrin si nuse e urtë. “Është një mjeshtër akulloresh” thonë në panele mbrojtësit e tij mediatikë, edhe pse kushdo që e sheh kreun e Omonias së Himarës, nuk gjen homologimin e akullores së freskët me rastin në fjalë.

Metaforën e akullores e kanë përdorur edhe të tjerë që janë nën hetim nga SPAK, por në rastin e Fredi Belerit, kjo është theksuar aq shumë, sa i është afruar fabulës së kosit. “Po ç’keni o njerëz, ai akullore(përshesh me kos po ha).

Megjithatë rasti Beleri është një çështje gjyqësore, e cila si e tillë ka dy anë; akuzën dhe mbrojtjen. Ku asnjëherë që në fillim të ngjarjes nuk kemi pasur ndonjë ballafaqim. Por përkundrazi, avokatët mediatikë të Rithemelimit kanë thënë se nuk ka asnjë provë që fajëson Fredi Belerin. Edhe pse asnjëherë nuk është bërë një kronikë reale, rilevante e ngjarjes gjyqësore; ku jo vetëm ka pasur rekorde dokumentare, prat ë shkruara, por edhe audio dhe video të ngjarjes së Himarës. Por në fund të fundit, ngjarja e Himarës është një situatë që mund të ketë edhe çedimet e saj, që drejtësia me shkallët e veta, edhe mund t’I gjejë, por media nga ana tjetër mund t’i analizojë.

Por bërja e Belerit si hero i partisë së Sali Berishës, natyrisht për qëllime që nuk kanë lidhje me politikën e brendshme, i japin Rithemelimit një basoreliev që ka një refren të njohur: “shqiptarët kanë ardhur nga Mali Alba i Kaukazit”, perifrazim i doktorit të njohur të historisë botërore Fredi Beleri.

E ky basoreliev, do të shkojë në Apel, në Gjykatë të Lartë, Strasburg, e bashkë me to, do të sjellë edhe reagimin e mazhorancës së Micotaqis, e cila pas humbjes skandaloze të zgjedhjeve lokale, ku humbi Athinën e Selanikut, është ngitur tek Fredi, për ta përdorur si strehën e fundit nacionaliste.

E ndërsa Micotaqis kërkon lirimin e Belerit, apo edhe betimin e tij, askush nuk bërtet për Sali Berishën e mos djegien e mandatit të tij si deputet. Po flasim jashtë “Rrugës së Shpresës”. Athina zyrtare, natyrisht ndihet rehat për mbështetjen e doktorit, por as nuk i kërcet për ta mbështetur atë, pasi pragmatikos, nuk mund të mbështeten dy vetë në një kohë. Ka prioritete. E në këtë rast, kanë gjetur “Mbretin e Akullores”, i cili shqiptarët i di që kanë ardhur nga mali Alba në Kaukaz. 

E askush nuk kujtohet për “Mbretin e Foltores”, që taksirati e ka bërë të bëjë personazhe e nënkryetarë pa fund, vetëm që të prodhojë politikë. Por që në fakt nuk është fare politikë, sepse predikuesi politik i Fredi Belerit ka tjetër axhendë. Edhe sikur mbreti akullores të lirohet. Madje, atëherë do të jetë më agresiv, e nuk është çudi që ta konsiderojnë edhe liderin real të opozitës. Sepse në fund të fundit, me hapësirë që i kanë dhënë, kështu e kanë vizatuar. Si një “shenjtor” që po sakrifikohet për opozitën…/Tema

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 07/03/2024 09:47

    Cfare dmth "kamarja" ?

    Përgjigju
  • Genti: 06/03/2024 22:59

    Berisha eshte kanceri i shqiperise, betisha eshte grek ne shpirte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?