Bota

Kamala Harris dhe Nancy Pelosi, shënojnë moment historik gjatë fjalimit të Biden në Kongresim amerikan

29 Prill 2021, 09:52| Përditesimi: 29 Prill 2021, 10:01

  • Share

Zëvendës presidentja Kamala Harris dhe Kryetarja e Dhomës së Parë Nancy Pelosi do të hyjnë në histori si të parat gra, së bashku para kombit gjatë fjalimit të Presidentit Biden drejtuar vendit. Është hera e parë që dy gra paraqiten pas presidentin në fjalimin e tij në Kongres, fakt që nuk kaloi pa u theksuar edhe nga presidenti në fjalën e tij.  

"Asnjë president më parë nuk ka patur mundësinë të thotë këto fjalë nga ky podium. Kishte ardhur koha."

Ndërkohë që vetë Pelosi para seancës ishte shprehur se edhe për to kjo do të ishte një ditë e paharrueshme

"Do të jetë mjaft emocionuese. Dhe fakti që shënohet një moment historik është i mrekullueshëm. Pa diskutim, ka ardhur koha," tha zonja Pelosi disa orë para fjalimit gjatë një interviste në kanalin televiziv MSNBC.

E ndërkohë që për Pelosin, prania në prezantimin e parë të presidentit para Kongresit është normale, pasi ka qenë në të njëjtin pozicion gjatë presidencës së George W. Bushit, Barack Obamës and Donald Trump, për Harris kjo do të jetë e hera e parë.

Pelosi ka hyrë në histori si e para grua që mori kryesimin e Dhomës së Përfaqësuesve gjatë presidencës së George W Bushit. Ish-Presidenti Bush e përmendi këtë fakt gjatë fjalimit të tij drejtuar vendit, kur u shpreh se kishte privilegjin të ishte presidenti i parë që e hapte fjalimin me fjalët "zonja kryetare".

Harris, 56 vjeçe, hyri vjet në histori si e para grua zëvendës presidentë dhe personi i parë me ngjyrë dhe me origjinë nga Azia e zgjedhur në postin numër dy të vendit. Si

Zyra e Harris nuk pranoi të komentojë të mërkurën mbi rolin e saj historik kur presidenti të dalë para Kongresit për të mbajtur fjalimin, duke preferuar ta lërë imazhin e prezencës së saj të përcjellë mesazhin. Harris dhe Pelosi kanë një tjetër rol historik: ato janë përkatësisht e para dhe e dyta në radhë për të marrë udhëheqjen e vendit nëse presidenti aktual nuk është më në gjendje të përmbushë detyrën.

Aktivistet për të drejtat e grave thanë se mundësia për të parë Harris dhe Pelosi të ulura së bashku, pranë Presidentit Biden do të jetë një "moment i bukur".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?