'Kam zgjedhur ta fal', Egli flet për herë të parë pas ndarjes nga Olsi Bylyku

15 Gusht 2023, 07:58| Përditesimi: 15 Gusht 2023, 08:01

  • Share

Ndarja mes aktorit Olsi Bylyku dhe Egli Takos ishte kryefjalë për shumë kohë në mediat rozë. Egli ka folur për herë të parë për ndarjen, pas pyetjeve të shumta që i kanë ardhur në Instagram nga ndjekësit. 

“A të mungon?”, ishte pyetja e ndjekësit.

Teksa shprehet se ka mbetur nje boshllik nga largimi i Olsit, ajo ka qenë paksa e paqartë për fansat e saj me frazën: “Unë kam zgjedhur të fal, të hesht, të eci dhe të them faleminderit për të gjithë ditët e mira”.

Lidhja më e fortë që ka krijuar Zoti! 5 vite të mbushura me këtë lidhje. Sigurisht që kur dikush largohet, le një vend bosh. Dhe çdo njeri që percepton, arsyeton (jo të gjithë e kanë aftësinë) është i detyruar ta ndjejë bëshllëkun e atij vendi gjithmonë. Koha e mbush shpirtin tonë me gjëra të tjera e mungesa venitet, sepse jeta vazhdon. Ama vendi mbetet bosh”, shkruan Egli.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tao: 15/08/2023 09:23

    Vec per te shkruarin letrat, pa zhargon per t'u dukur cool (me pak perjashtime), meriton noten 10 prej meje dhe nje fare admirimi per se largu. Fama shoqerohet me kostot e veta qe veshtire eshte qe t'i rezistoje edhe me i forti apo me "i pastri" moralisht, jo me dikush qe ne pak vite kaloi ylberin nga kamarier e punetor çadrash ne plazh ne yll te humorit shqiptar. Fal dhe ec perpara se jeta eshte e bukur cdo dite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?