‘Vuajtje, dhimbje’, regjisori Bujar Kokonozi rrëfen tmerret gjatë xhirimive në luftën e Kosovës

10 Korrik 2020, 10:37| Përditesimi: 10 Korrik 2020, 11:51

  • Share

Në një intervistë në emisionin ‘’ Rreze Dielli ‘’ në rubrikën nostalgji  ishte i ftuar regjisori Bujar Kokonozi. Ai ka treguar të pathënat për karrierën e tij të gjatë në fushën e kinematografisë, punën, marrëdhënien  me aktorët, çensurën e hasur në kohën e monizmit dhe dokumentarin për Luftën e kosovës, si një ndër momentet më të vështira të karrierës së tij profesionale, për shkak të momenteve dramatike me të cilat është hasur gjatë realizimit të dokumentarit.

‘Heronjtë e Vigut’ ëshë filmi i cili u çensurua dhe nuk u lejua të trasnmetohej, për shkak të ideologjisë së kohës, për të cilën regjisori Bujar Kokonozi thotë se e pa vetëm një pjesë e vogël dhe aq sa u pa u pëlqye shumë.

‘’Mund të quhet si filmi parë, pa çka se nuk u trasnmetua asnjëherë, filmi parë është bërë pak më vonë pastaj, e ka bërë më duket Mevlani, ‘’Korrierët’’ ose Pali Kuke, nuk më kujtohet shumë mirë. Mbasdite do ta shfaqnim me shefin e madh, u pa filmi heshtje, dhe kthehet nga ne dhe thotë’’ Cuna ju lumtë, keni bërë një punë shumë të mirë, por filmi nuk trasnmetohet’’ se vërtet ishte punë e këndshme, punë e mirë, paçka se ne ishim të rinj por për moshën që kishim dhe për atq që dhamë, ishte mjaft e realizuar.  Domethënë ishte çështje e trajtimit të filmit, ne na erdhi shumë keq që nuk u trasnmetua, por në fund të fundit nuk ishte kursyer asnjë nga ideja dhe mendimi ynë për ta realizuar filmin,

Ndërsa thotë edhe pas viteve 90’ kur mendonin se do të bënin projekte të bukura, dhe të vendosnin në punë çdo imagjinatë në fakt nuk ishte aq e thjeshtë pasi sipas tij ‘’ Liria kushton shpenzim të jashtëzakonshëm të kulturës, pasionit, etj etj etj’’ shprehet ai.

Për të një ndër momentet më të vështira të karrierës së tij profesionale, ka qenë edhe dokumentari që ka realizuar për luftën e Kosovës, ku i është dashur të shikojë skena nga më dramatiket.

‘’ unë kam bredhur nga Kosova, Peja dhe deri poshtë në Konispolë  dhe kam parë tmerre, kam parë vuajtje, kam parë dhimbje, kam parë djegie, shkatërrime, etj etj etj, dhe këto mua më dhanë një fuqi, pastaj që filmi të ketë vlerën e vet…..Unë atë film e shtriva në tree tapa të mijat, unë për herë të parë në Kosovë kam qenë në 79’ të ftuar nga kolegët e televizionit të Prishtnës, në 96’ kam bërë një concert, shoqëroja ansamblin, përtej tingujve quhet ai film, e sponsorizoi një miku im dhe pastaj ishte 98-99 lufta. Unë shfrytëzova krejt arkivin tim që kisha filmime të 79’ 96’ dhe 99’ sigurisht fillimet kanë qenë në Shqipëri, prisja në Shqipëri refugjatët, me dhimbjen e tyre, pastaj bëra një ekspozitë nga Korca…. fati im që unë e ndoqa atë deri në fund…. ka qenë shumë e vështirë sepse atje po dorzonin, erdhëen një regiment Gjerman që merrte në dorëzim tokën e Kosovës deri në Prizren, dhe aty dorëzonin Serbët armët, kishte makina që vinin zbrisnin nga kodra ngjitur me pikën doganore, po ishin edhe të droguar, Rus ishin dhe me atë nervozitetin e tyre dhe me atë keqdashjen e tyre, por ishin përballë forcat gjermane këtu dhe ata dorëzonin… dhe unë kam hyrë në mes tyre, ose kur ka qenë toka e minuar dhe unë kam qenë I pakujdesshëm, ose kur u ngjita pas një makine të Cnn, dhe shkuam në Prizren, kur u kthyem na bën një postobllok Serb dhe u desh Gjenerali I forcave Gjermane që të na linin….

 

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?