'Kam dashuruar Manchester United', De Rosi: Nuk shkova se kishin Poul Scholes dhe Keane

12 Prill 2020, 17:12| Përditesimi: 12 Prill 2020, 17:13

  • Share

Ish-futbollisti i Romës Daniele De Rossi ka pranuar se gjithmonë ka dashuruar Manchester United, por vendosi për të mos iu bashkuar klubit për shkak të lojtarëve të pabesueshëm që kishte. Mesfushori zhvilloi një karrierë shembullore para se në janar të këtij viti të njoftonte largimin nga futbolli.

36-vjeçari në karrierën e tij ka fituar Botërorin me Italinë dhe u bë një legjendë e Tomës pasi numëron 616 ndeshje me verdhekuqtë në 17 sezone. Një lëvizje te Manchester United ka qenë e mundshme, por maestro i mesfushës nuk e bëri kurrë diçka të tillë.

Në një intervistë për Sky Sports Itali De Rossi sqaroi vendimin për të qëndruar te Roma: "Qëkur kam qenë fëmijë kam dashuruar Manchester United. Ishte zgjedhja e duhur që nuk u transferova atje sepse ata kishin Keane dhe Scholes, lojtarë të pabesueshëm."

Si Keane dhe Scholes mbeten dy nga figurat më të rëndësishme që kanë luajtur në Premier League. Keane ka qenë kapiten i Manchester United në tripletën e famshme të 1999 dhe ka bërrë rreth 300 prezenca për klubin. Ndërkohë Scholes vijon punën në akademinë e klubit dhe mbahet mend si nga ata lojtarët e shkëlqyer të klasit 1992 me David Beckham dhe Ryan Giggs.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?