Kaluan me sukses vettingun, sot KLP do të emërojë 22 prokurorë të rinj

28 Korrik 2022, 09:48| Përditesimi: 29 Korrik 2022, 08:04

  • Share

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të emërojë sot 22 magjistratë prokurorë të rinj, të cilët do të futen në sistem pas përfundimit me sukses të vettingut të kryer nga KLP. 

Ashtu si gjykatat edhe organika e prokurorisë është copëtuar nga procesi i vetingut. Kryeprokurori Olsian Çela në të kaluarën i ka cilësuar pasojat e këtij procesi si një bilanc lufte.

KLP-ja përgjatë vitit 2021, ka përfunduar verifikimin e pasurisë dhe figurës së 25 kandidatëve për t’u pranuar në programin e formimit fillestar të Shkollës së Magjistraturës në vitin akademik 2021-2022, ku për 22 prej tyre, Këshilli vendosi lejimin për t’u pranuar në Programin e Formimit Fillestar të Shkollës.

Pak ditë më parë 23 gjyqtar të rinj u futën në sistemi e drejtësisë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?