Primula e pranverës

Kaluan ilegalisht kufirin për të mbledhur bimë mjekësore që shitet shumë shtrenjtë, arrestohen në Greqi 3 shqiptarë! Thyen dhe karantinën

6 Maj 2020, 07:56| Përditesimi: 6 Maj 2020, 09:19

  • Share

GREQI- Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia greke pasi u kapën duke mbledhur në thyerje të ligjit, bimë mjekësore në kufirin malor me Shqipërinë. Referuar mediave fqinje, tre shqiptarët të moshës 28, 29 dhe 33 vjeç, u kapën brenda Greqisë duke transportuar gjashtë thasë të mëdha me gjithsej 94 kilogramë bimë e quajtur "Primula e pranverës".

Ndaj tyre rëndojnë tre akuza. Së pari janë në shkelje të ligjit pasi lejohet vetëm mbledhja e një sasie të vogël të bimëve mjekësore, vetëm për përdorim vetjak. Së dyti, kishin hyrë ilegalisht në Greqi, e mbi të gjitha kishin thyer edhe karantinën, duke qenë se vendi ishte në izolim për shkak të COVOD-19. Për akuzën e fundit do të gjobiten me 5,000 euro secili.

Primula Veris, një bimë aromatike e familjes Primulacea, që rritet në lartësinë 700-2.300 metra. Ajo është bimë mjaft e përhapur në Greqi dhe një ndër bimët më efektive në shërimin e sëmundjeve si dhimbjet e kokës, kollë, qetësim, sëmundjet bronkiale, kronike, e ndërsa flitet se kg është shumë i shtrenjtë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lala: 06/05/2020 09:19

    Vajtën për bukën e gojës.Persa i përket ligjit, po e ke bërë atë rrugë nja shtatë herë ne këmbë si puna ime në atë kohë të ndyrë e kupton se çfarë vlere ka koronovirusi atje lartë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?