Foto ilustruese

Arrestohet efektivi i Portit të Durrësit, merrte ryshfet për të kaluar qytetarët e shpallur në kërkim

28 Mars 2023, 10:17| Përditesimi: 28 Mars 2023, 11:15

  • Share

DURRËS- Një efektiv i Portit të Durrësit është arrestuar pasi është kapur duke marrë ryshfet për të kaluar persona të shpallur në kërkim nga porti. Në pranga ka rënë Njazi Rexhepi, i cili kishte detyrë kontrollin në stacionin e Policisë në Portin e Durrësit.

Efektivi iu merrte personave të shpallur në kërkim nga 50 deri në 100 euro për dhe lejonte hyrje daljet e personave që kishin ndalesa për udhëtimin në zonën Shengen, në këmbim të vlerave monetare, të cilat varionin nga 50 deri në 100 euro.

Sipas policisë janë dokumentar disa raste gjatë hetimit dhe për këtë arsye është bërë arrestimi i tij. Rexhepi lejonte edhe kalimin e automjeteve pa ju nënshtruar doganës. Ndërkohë, policia ka vënë masën “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” për një 25-vjeçar, E.S., që dyshohet si ka dhënë para efektivit Rexhepi.

57-vjeçari është i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?