Sokol Bizhga në Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit

Kalon vettingun, konfirmohet në detyrë kreu i FLO-së, Sokol Bizhga

22 Maj 2020, 10:12| Përditesimi: 22 Maj 2020, 10:14

  • Share

Kreu i Forcave Lëvizëse Operacionale në Policinë e Shtetit, Sokol Bizhga është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit. Një ditë më parë ai është paraqitur në Vetting, ku pati probleme me justifikimin e pasurisë dhe me gradën, të cilën e ka përfituar jashtë radhe, duke argumentuar se ka qenë problem i sistemit të asaj kohe.

Megjithatë sot, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka vlerësuar se kreu i FLO-së, Sokol Bizhga konfirmohet në detyrë duke kaluar të tre kriteret atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Si qëndronte problemi me pasurinë? Gjatë seancës së një ditë më parë para vettingut, Bizhga e ka justifikuar se ka punuar në Itali në ndërtim, ku ka kursyer pjesën më të madhe të parave. Në skedën e pasurisë, Bizhga zotëron një apartament 1+1, 64 m2, një apartament 94 m2 në Durrës në emër të bashkëshortes në 2006, dyqan 52 m2 në Durrës, banesë dhe tokë në Gjirokastër në emër të djalit të tij dhe dy depozita bankare.

Në lidhje me vlerësimin dhe pastërtinë e figurës, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit është shprehur se Sokol Bizhga nuk ka të dhënë për veprimtari kriminale nuk ka kontakte me botën e krimit dhe nuk ka denoncime në emër të tij. Pozitive janë shënuar edhe arritjet e tij profesionale.

  

Komento

Komente

  • Gazetari investigativ: 22/05/2020 13:32

    Hahahaha me qesharake se gjithcka. Sokol Bizhga kalon. Pyesni vetem njerzit neper qytete ku ka punuar nqs eshte kaluar nje gjelper ne te zez pa mar ky ryshfet. Vlonjatet e botes se krimit e njohin shume mire. Edhe sot rrezik i japin urdhera se si kan haruar drekat darkat dhe zarfet. Ta gezojm demokracin me keta mbeturina

    Përgjigju
  • Lahuta e Malsis: 22/05/2020 11:17

    Ky Sokol Bizhga ka punuar në Ndërtim në Itali dhe ka kursyer po?? 1)-Të punosh në Itali duhet të keshë një Banesë se jashtë nuk mund të flesh! 2)-Duhet të ushqehesh për të jetuar dhe punuar! Pra për mua Z. Bizhga që të blente një Banesë në Tiranë duhej të rrinte 5 Vjet pa ngrën dhe 5 Vjet të flinte jashtë, për të mos paguar Banesën dhe ngrënijen vetëm kështu ai do të kursente Shumën e duhur vetëm për një Banesë! Ai ka Banesa dhe Dyqane (në Numrin shumës të Gramatikës tonë) gjë kjo që nuk pasqyron Realitetin dhe Vërtetësinë e Thënijes së tijë. Z. Bizhga në Gjermani jo që nuk do të kishte marrë një Vend Pune të tillë, por do të shkonte para Ligjit si Mashtrus dhe Gënjeshtar. Përse Z. Bizhga ka regjistruar Prona në Pjestarët e Familijes???!!! Për mua ai është plotësisht i pa besueshëm.

    Përgjigju
  • pellumb kovacica: 22/05/2020 10:31

    PO ky Vettingu I policies eshte Estrada me e madhe… po per ca e beni kot kur I kaloni megjithese kane probleme… ik se na e shpifet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?