Valdete Hoxha

Kalon vettingun edhe në KPA, gjyqtarja e Apelit Tiranë konfirmohet përfundimisht si pjesë e sistemit të drejtësisë

30 Shtator 2022, 14:27| Përditesimi: 30 Shtator 2022, 14:30

  • Share

Vladede Hoxha, gjyqtare e Apelit Tiranë, përfundimisht është shpallur e pastër dhe ka kaluar procesin e vettingut, duke siguruar kështu vazhdimësinë në sistemin e drejtësisë. Vendimi është marrë ditën e sotme nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë,

Më shumë se 14 muaj pasi kaloi pozitivisht hetimin në shkallën e parë të vettingut, Hoxha tashmë ka marrë konfirmimin përfundimtar edhe në KPA. Ankimi në KPA kundrejt gjyqtares Hoxha u soll në Kolegj në gusht të vitit të kaluar, pasi ata e vlerësimin vlerësimin e KPK jo të drejtë pas hetimi jo të plotë dhe shterues administrativ.

Megjithatë Kolegji i Posaccëm i Apelimit pas një hetimi të plotë ka vendosur që gjyqtarja Hoxha ka kaluar me sukses në të treja shtyllat e vlerësimit në procesin e vettingut, në atë të pasurisë, formimit profesional dhe integriteti.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?