Nuk ka vatër COVID tek bardhezinjtë, luhet sonte superndeshja Milan-Juventus

6 Janar 2021, 12:29| Përditesimi: 6 Janar 2021, 13:07

  • Share

Frika për një vatër Covid-i tek kampionët në fuqi të Italisë kaloi dhe sonte superndeshja Milan-Juventus do të luhet sipas programit në “San Siro” duke nisur nga ora 20:45.  Sfida e shumëpritur e javës së 16-të të Serisë A ishte në rrezik për shkak të rasteve me koronavirus tek Juventusi pasi kishte frikë për të tjerë të infektuar përveç Alex Sandros dhe Cuadrados. Të gjithë tamponët e tjerë kanë dalë negativ dhe mëngjesin e sotëm skuadra e Pirlos u nis drejt Milanos ku do të përballet me kryesuesit e Milanit. Në kampin e udhëheqësve të Serisë A janë optimistë se mund t’ia dalin edhe ndaj bardhezinjve. Tekniku Pioli thotë se Juventusi është i fortë por ndeshja nuk është deçizive. Krunic pritet të zëvendësojë Tonalin e skualifikuar ndërsa rikthehet Theo Hernandez dhe në sulm i besohet Leaos dhe Rebic.

Mungesa të rëndësishme tek Juventusi që është 10 pikë larg Milanit. Bardhezinjtë janë pa “krahë” në duelin e sotëm pasi Alex Sandro dhe Cuadrado mungojnë të prekur nga Covid. As Morata nuk do të jetë dhe dyshen e sulmit do e përbëjnë Ronaldo e Dybala. Edhe trajneri i torinezëve Andrea Pirlo nuk e cilëson si ndeshje vendimtare duelin e sotëm. Megjithatë Milan-Juventus e mbrëmjes së sotme jo vetëm që premton spektakël por mund të vendos edhe për titullin kampion me Interin që pret i interesuar. / Përgatiti Andi Kapxhiu

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?