Sulmuesi i Brazilit, Neymar

Kaloi rekordin e Pele, Neymar pas nderimit: S'e kisha menduar, nuk kam fjalë

9 Shtator 2023, 11:56
  • Share


"Neymar 79", kjo ishte pllakada që sulmuesi i Brazilit mori pasi theu rekordin e Pele dhe u ngjit në krye të golashënuesve të kombëtares së vendit të tij. Brazili fitoi 5-1 kundër Bolivisë për kualifikueset e Kupës së Botës në zonën e Amerikës Latine. Sulmuesi i Al Hilal shënoi dopietë, teksa kalon legjendën Pele (77 gola) dhe ngjitet në vendin e parë të golashënuesve të Brazilit me 79 realizime.

"Jam shumë i lumtur, nuk ka fjalë për këtë", tha Neymar në një koment të shkurtër për mediat pasi atij iu dorëzua një pllakë nga presidenti i konfederatës braziliane të futbollit, Ednaldo Rodrigues. “Nuk e kam menduar kurrë se do ta arrij këtë rekord", tha sulmuesi i Al Hilal.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Neymar futet në histori, sulmuesi thyen rekordin e Pele! Brazili 'show' ndaj Bolivisë


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?