Vendimi dhe Fjorela Davidhi me rreth të kuq

Kaloi procesin e vettingut, gjyqtarja e Korçës bëhet pjesë e GJKKO

22 Tetor 2022, 09:36| Përditesimi: 22 Tetor 2022, 10:13

  • Share

Keshilli i Lartë Gjyqësor emëron gjyqtaren Fjorela Davidhi si pjesë të trupës së Gjykatës së Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit.

Davidhi vjen nga gjykata e Korçës dhe pasi i është nënshtruar proceseve të vettingut, ka marrë dhe dakordësinë e KLGJ për të qenë pjesë e GJKKO.

Një vit më parë KPK konfirmoi në detyrë gjyqtaren Davidhi pasi nuk u evidentuan probleme për pasurinë dhe figurën.

Flojera Davidhi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Në tetor 2019, Davidhi u komandua për një periudhë 2-vjeçare si këshilltare ligjore pranë Njësisë Mbështetëse të komisioneve në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

 

 

Vendimi dhe me rreth te kuq Fjorela Davidhi

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?