Foto ilustruese

Kaloi ilegalisht kufirin me Kosovën, deportohet shqiptarja! I bëhet testi i COVID-it

25 Qershor 2020, 14:37| Përditesimi: 25 Qershor 2020, 14:39

  • Share

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua, shtetase e Shqipërisë, në afërsi të liqenit në fshatin Vërmicë, e cila ka hyrë ilegalisht në Kosovë.

Policia njofton se e dyshuara është testuar nga stafi mjekësor dhe me urdhër të prokurorit është depërtuar te autoritetet shqiptare në pikën kufitare Morinë. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:50 në fshatin Vërmicë në Prizren. Këto janë informacionet e raportuara deri më tani, e ndërsa nuk ka shumë detaje mbi identitetin e gruas dhe motivet se përse ka hyrë ilegalisht në Kosovë.

“Njësiti policor gjatë patrullimit në afërsi të liqenit në fshatin Vermicë kishte hasur të dyshuarën femër shtetase e Shqipërisë e cila ilegalisht nga Shqipëria kishte hyrë në Republikën e Kosovës. Të dyshuarës nga stafi mjekësor iu kanë bërë testet mjekësore, pas procedurave policore me urdhër të prokurorit është depërtuar te autoritetet Shqiptare në Pikën Kufitare Morinë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bobi: 25/06/2020 15:52

    Bythqira kosoves kurvat e kosoves kur kan hall te shqipria u perplasen tani i kthejn shqiptart si me i pas kap ne mes te londres. Turp per kurvat e kosoves

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?