Mjeku Tritan Kalo

Kronikë

Kalo apel qytetarëve: Mos e ulni vigjilencën! Virozat e stinës po aq të rrezikshme sa COVID-19

24 Maj 2021, 17:35| Përditesimi: 24 Maj 2021, 17:40

  • Share

TIRANË- Ulja e numrit të rasteve ditore me COVID-19 ka sjellë rrjedhimisht edhe një ulje të përkujdesit ndaj vetes, por mjeku Tiran Kalo vë theksin se një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë. Kjo sepse përveç COVID, kjo periudhë ka edhe virozat e stinës, për të cilat shprehet se janë po aq të rrezikshme sa ky virus.

Ndalu te COVID, ai e përshkruan me një fjali: Fillimi i fundit të flamës mbarëbotërore”, teksa bën thirrje edhe për vaksinim.

“Kohë kovidiane.... 24.05.2021....Fundmaji i këtij viti ngjall më shumë shpresë dhe besim, se jemi në fillimin e fundit të kësaj “flame mbarëbotërore”, të Pandemisë së shkaktuar nga virusi jetëlëndues e jetëmarës Sars-Cov2/Covid-19.....Të gjithë së bashku me mirëkuptimin dhe mirëbesimin reciprok, pak e nga pak po i përshkruajmë kilometrat e fundit të rrugëtimit të filluar në fundvitin 2019, në tynelin shumë e shumë të gjatë të kësaj Pandemije.... Kemi patur qindra e mijra të infektuar me apo pa shënja klinike të sëmundjes , si dhe mijra jetë të shuara nga lulëzimi e lumturimi i të qënurit pjesë e familjes dhe e shoqërisë sonë, e në mesin e tyre edhe mjaft kolegë mjekë e infermjerë.... U prehshin në paqe dhe u kujtofshin përjetësisht viktimat e shkakatuara nga kjo “dorë e zezë”, e njohur si Pandemija e shkaktuar nga infeksioni i virusit Sars-Cov2/Covid-19....Në ndërkohë nuk ka arësye se përse duhet të ulim përkujdesin ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë pranë nesh....Nuk ka vetëm Sars-Cov2/Covid-19 përqark nesh në këto muaj të vitit....

VIROZAT e stinës me ngjashmëri epidemiologjike dhe klinike shumë të madhe me Covid-19, edhe ato sjedhin jo pak shqetsime për shëndetin e individit dhe mirë-funksionimin e Shëndetit Publik....Parandalimi i infektimit prej tyre, NUKU ka asnjë ndryshim nga parandalimi i infektimit dhe i përhapjes së Covid-19, ndaj për asnjë dekikë mos e nënvlerësoni vetëndërgjegjësimin si dhe përkujdesin ndaj vetes....Alergenët e stinës, pickimet nga insektet e riqnat, ujrat e pishinave, liqeneve, lumenjve e deteve, konsumimi i ushqimeve të tregtuara buzë tyre, grumbullimet në bregdet, në parqe apo gëzime familjare i risin rreziqet për sëmundjet alergjike, infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarjes, infeksionet gastro-intestinale, infeksionet e syve, të lëkurës apo me shtrirje më të gjërë në organizmin tonë, etj....KUJDESI kurrë nuk duhet të mungojë kudo dhe për çdo çast, për të gëzuar një verë të shumë-dëshiruar dhe të shumë-munguar një vit më parë....PAVARËSISHT nivelit të imunizimit aktiv të popullatës, të mbritur pas kalimit me ose pa shënja klinike të infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19, mos hezitoni të VAKSINOHENI sapo t’ju mundësohet kjo gjë....IMUNIZIMI AKTIV i fituar nga kalimi i sëmundjes apo vaksinimi ndaj saj, me siguri do ja mbrijë t’a shkëpusë hallkën e zinxhirit të infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19.....Ne si dje, sot edhe nesër do të gjindemi aty në vijën e parë të përkujdesit për shëndetin tuaj, ndaj Mirëbesimi dhe Mirkuptimi reciprok KURRË nuk duhet të na mungojë.... Together forever”, tha Kalo.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?