Kallëzimi i PD-së për tenderin e ushqimeve/ SPAK merr në pyetje tre zyrtarë të ministrisë së Mbrojtjes

5 Maj 2020, 17:42| Përditesimi: 5 Maj 2020, 17:50

  • Share

TIRANE-SPAK ka marrë sot në pyetje tre zyrtarë të ministrisë së Mbrojtjes për tenderin e ushqimeve që u bë për shkak të koronavirusit, për të cilin Partia Demokratike kallëzoi në Prokurorinë e Posaçme Olta Xhaçkën. Sot janë pyetur nga prokurorët e SPAK-ut në lidhje me procedurën e ndjekur tre anëtarët e vlerësimit të ofertave, Ylli Ymeri, Dafina Meça dhe Adriatik Dapaj.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se bazuar te burimet nga SPAK, në listë për t'u pyetur janë edhe 6 zyrtarë të tjerë dhe javën e ardhshme do të vendoset për pyetjen e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, nëse do të verifikohen elementë nga hetimi që duhet pyetur si person epror i kallëzuar apo person që ka dijeni. 

Në datë 5 prill Partia Demokratike dorëzoi në SPAK kallëzim penal me 6 akuza ndaj ministres të Mbrojtjes, Olta Xhaçka për tenderin e ushqimeve. PD akuzon ministren Xhaçka për "abuzimin me 1.5 milionë euro". Sipas PD-së, nga mijëra kompani shqiptare tenderi iu dha kompanisë filal nga Maqedonia, Eurovia duke theksuar se pak ditë para shpalljes së tenderit pa garë, kompania shtoi si objekt tregtimin e ushqimeve. 

SPAK po heton prokurimet e bëra nga ministria e Mbrojtjes si dhe po verifikon denoncimet e bëra publike për tenderat me klasifikim sekret të bëra nga ministria e Shëndetësisë.

Komento

Komente

  • Rubiku: 05/05/2020 20:16

    O Rahman rri jashte dhe nja 10 vjet, kur te ta rregulloje KM Vloren atehere di fusin brenda banden

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 05/05/2020 18:10

    Po banden E Bashes Berishes dhe Metes kur di fusni brenda

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?