Kallëzimi i IKMT-së për ndërtimin pa leje në ‘Syrin e Tiranës’, prokuroria: Hetimi vazhdon, po presim materiale nga institucionet e tjera

1 Tetor 2022, 10:13| Përditesimi: 1 Tetor 2022, 12:55

  • Share

TIRANË- Pas interesimit të gazetarit të Report Tv Arsen Rusta, në prokurorinë e Tiranës për kallëzimin e IKMT-së depozituar në korrik për shtesën pa leje në ‘Syrin e Tiranës’, prokuroria sqaron se ka administruar kallëzimin. Prokuroria bën me dije se ka regjistruar çështjen penale, ndërsa hetimit vazhdon.

Sipas prokurorisë por priten materiale nga institucionet shtetërore. Hetimi do të vijojë dhe çështja do të dërgohet në gjykatë nëse do të vërtetohen element të veprës penale ndërtim pa leje. Prokuroria sqaron se hetimi as nuk është pushuar dhe as nuk është neglizhuar por po vijon.

Edhe sot kryeministri Edi Rama drejtoi gishtin nga drejtësia për mijëra katrorë të ndërtuar pa leje në mes të Tiranës, duke thënë se të korruptuarit e këtij sistemi janë shndërruar në mburojë për pronarët e pallateve. Ndalur në rastin konkret, pallatin ‘Syri i Tiranës’, Rama publikoi dokumentin që tregonte se IKMT ka kallëzuar kompaninë “Ideal Cosntruction shpk”, për shtesën pa leje prej 4646 metër katrorë që në muajin korrik të këtij viti, por drejtësia nuk ka lëvizur për sekuestrimin e tyre. 

Kallezimi penal

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?