Foto ilustruese

Kallëzimi i AMP për sistemin TIMS, Prokuroria e Tiranës kthen dosjen mbrapsht: Materialet nuk ishin të plota

22 Shtator 2023, 10:51| Përditesimi: 22 Shtator 2023, 11:04

  • Share

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kishte bërë një kallëzim për rrjedhjen e të dhënave nga TIMS. Prokuroria e Tiranës ka kthyer mbrapsht dosjen dhe në një reagim sqaron se materialet e dorëzuara nga AMP për sistemin TIMS nuk ishin të plota, ndërkohë që është dërguar fashikulli në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për hetime shtesë.

“Materialet e dorëzuara nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Prokurorinë e Tiranës për situatën në sistemin e Drejtorisë Teknologjike të Informacionit (TIMS) duket se kanë qenë të pa plota. Për këtë arsye, organi i akuzës e ka deleguar fashikullin për të cilin po hetohet në AMP, ku po kryhen veprimet shtesë.”, -thuhet në reagimin e prokurorisë.

Pak ditë më parë, ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se nuk ka asnjë rrjedhje informacioni nga sistemi TIMS.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?