VIDEO/ Kalimi i parregullt në rrugë, policia nis gjobat ndaj këmbësorëve

5 Janar, 13:31| Përditesimi: 5 Janar, 15:34

  • Share

Policia rrugore ka nisur gjobitjen e këmbësorëve që kalojnë rrugën në mënyrë të gabuar duke u bërë shkak për aksidente.

Pamjet e publikuara tregojnë shërbimet e policisë që ndalojnë dhe gjobisin qytetarë të cilët nuk kalojnë rrugën në vijat e bardha, por në pjesë të tjera të saj duke ndërprerë lëvizjen e automjeteve. Gjobat e vendosura ndaj qytetarëve kanë qenë në vlerën e 1 mijë lekëve.

Videot e publikuara nga policia, tregojnë se këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit i përkasin të gjitha moshave. Në vitin 2022 këmbësorët sipas statistikave kanë qenë shkaktarë të 50 për qind të aksidenteve të ndodhura në vend.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edi: 06/01/2024 21:59

    Mbajeni fjalen se qe ku ndryshoni rruges,urime per kete nismë pasi dhe aksidentet parandalohen dhe jeta e njerzve te pa vedijshem shpetohes,suksese.

    Përgjigju
  • Lala: 05/01/2024 17:28

    Per her te Par Po me pelqekan policet.tani edukoni kembedoret QE ne Vijat e bardha skalohet NJe e NGA NJe por grup QE te mo's pengojn trafikun.se edhe pengimi I trafikut perben shkelje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?