Pamje nga vendngjarja

VIDEO/ Kalifornia nuk gjen qetësi, ‘në luftë’ me flakët rrëzohet helikopteri zjarrfikës! Humbin jetën 3 persona

7 Gusht 2023, 10:51| Përditesimi: 7 Gusht 2023, 10:56

  • Share

Një helikopter zjarrfikës, i cili mori pjesë në një operacion për shuarjen e flakëve që kanë ‘pushtuar’ Kaliforninë Jugore, u rrëzua mbrëmjen e shkuar, duke shkaktuar vdekjen e 3 personave që ndodheshin në bord.

Një pilot, një shef divizioni dhe një kapiten humbën jetën tragjikisht pasi, helikopteri zjarrfikës u rrëzua, teksa po ndërhynte në shuarjen e flakëve në rajonin Kabazon, të Kaliforninë Jugore.

“Helikopteri i parë mundi të ulej i sigurt aty pranë. Fatkeqësisht, helikopteri i dytë u rrëzua dhe në mënyrë tragjike të tre anëtarët humbën jetën”, tha shefi i rajonit jugor të CalFire, David Fulcher në një konferencë shtypi.

Helikopterët ishin në mesin e gjashtë avionëve, që ndërhynë për të shuar zjarrin në Broadëay, i cili filloi të dielën pasi flakët u përhapën me shpejtësi në zonën aty pranë.

Zjarri i Broadway mbuloi rreth tre hektarë tokë, ndërsa ekipet e zjarrfikësve mbërritën në vendngjarje rreth orës 18:00, sipas një postimi në një llogari të përbashkët në Twitter për CalFire dhe Departamentin e Zjarrfikësve të Qarkut Riverside.

Sipas autoriteteve tre viktimat e kësaj ngjarje, janë të parët për sezonin e zjarreve të Kalifornisë për këtë vit.

 “Shpreh ngushëllimet dhe dhimbjet tona më të thella për familjet dhe bashkëpunëtorët e personelit. Kjo ishte një humbje tragjike për komunitetin e shërbimit zjarrfikës dhe Departamentin e Zjarrfikësve të CalFire dhe Riverside County", shprehen autoritetet.

 

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?