Shfaqje nga Qendra Kombetare e Kultures per Femije

KALENDARI/ Sot në Shirokë, Qendra për Fëmijë me shfaqje të ndryshme e numra cirku! Përtej Tiranës për vogëlushët!

2 Gusht 2023, 15:22| Përditesimi: 2 Gusht 2023, 15:28

  • Share

Përtej Tiranës për të argëtuar vogëlushët. Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë i është përgjigjur me 5 shfaqje në kalendar, nevojës së vogëlushëve për t’u zbavitur, por edhe mësuar përmes artit edhe gjatë muajit gusht. Aktivitetet nisin sot në orën 19.00 në Sheshin Qendror në Shirokë dhe përmbyllen me një performancë artistike në qytetin bregdetar të Durrësit.

 

“Për muajin Gusht që mbledh pushues anekënd vendit është menduar që të realizohet një 'tour' special jo vetëm me Qendrën Kombëtare të Kulturës për fëmijë por edhe me prezencën e Cirkut Kombëtar në mënyrë që argëtimi të jetë me gjithëpërfshirës. Aktivitetet argëtuese dhe artistike do të jenë të ndërthurura në mënyrë që të gjithë pushuesit të rritur e fëmijë të jenë pjesë e tij. Për këtë arsye janë përzgjedhur vetëm qytete bregdetare si Vlora, Shëngjini, Spille dhe Durrësi.”, shkruhet në njoftimin e Qendrës.

A.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?