Shqipëria ka mësuar kalendarin e rrugëtimit për kualifikueset e botërorit Katar 2022. Kuqezinjtë e nisin me Andorrën në transfertë teksa menjëherë pas saj pret në shtëpi Anglinë.
Më pas Shqipëria shkon drejt San Marinos për të mbyllur sfidën e 3-të të marsit. Në shtator Shqipëria udhëton drejt Polonisë, dhe kthehet për të pritur Hungarinë dhe San Marinon.
Në tetor Shqipëria udhëton në Hungari dhe rikthehet në shtëpi me Poloninë. Kurse në nëntor ndeshjen e parafundit e luan në ”Wembley” më 12 nëntor të 2021 kurse e mbyll me Shqipëri-Andorra më 15 nëntor.
Ndeshja e parë, 25 Mars 2021: Andorra-Shqipëri
Ndeshja e dytë, 28 Mars 2021: Shqipëri-Angli
Ndeshja e tretë, 31 Mars 2021: San Marino- Shqipëri
Ndeshja e katërt, 2 Shtator 2021: Poloni-Shqipëri
Ndeshja e pestë, 5 Shtator 2021: Shqipëri-Hungari
Ndeshja e gjashtë, 8 Shtator 2021: Shqipëri-San Marino
Ndeshja e shtatë, 9 Tetor 2021: Hungari-Shqipëri
Ndeshja e tetë, 12 Tetor 2021: Shqipëri-Poloni
Ndeshja e nëntë, 12 Nëntor 2021: Angli-Shqipëri
Ndeshja e dhjetë, 15 Nëntor 2021: Shqipëri-Andorra
Mendoj se do dalim te katert ne grup. Jo prej faktit se Anglia, Polonia apo Hungaria kane ekipe me te mira, por na mundin me "fanelle". Kemi ndjenje inferioriteti ndaj te trejave.
Përgjigju