Egnatia - Tirana

Kalendari/ Objektivi i vetëm 'Final 4', katër skuadra për një vend! Tirana 'malore' në Rrogozhinë

9 Maj, 11:36| Përditesimi: 9 Maj, 11:38

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit mbyll të shtunën e 11 majit sezonin e rregullt. Në orën 16:00 do luhet raundi i 36-të dhe ai i fundit. Nëse Egnatia e siguroi vendin e parë, apo Partizani dhe Vllaznia e kanë një vend të sigurt në "Final 4", gara e madhe do jetë mes Skënderbeut, Tiranës, Teutës dhe Dinamos, të cilat janë në konkurrim për vendin e katërt.

Ndryshe nga vitet e shkuara, formula e re e Superligës këtë sezon parasheh raundin "Final 4", me katër skuadrat që renditen të parat në sezonin e rregullt që do i drejtohet mini-turneut me dy ndeshjet gjysmëfinale dhe atë finale.

Do jetë 26 maji (finalja) që do vendosë se cila skuadër do ngrejë trofeun këtë sezon. Për të shkuar deri aty duhen verdiktet e së shtunës, me vendin e katërt që do vendoset me "fotofinish".

Skënderbeu që ka 48 pikë luan në udhëtim me Vllazninë, teksa shkodranët janë ende në garë me Partizanin për vendin e dytë. Të kuqtë presin Erzenin e rënë nga Superliga.

Tirana që kërkon me ngulm vendin e katërt do duhet të fitojë në Rrogozhinë kundër Egnatias, skuadrës që e mbylli në vendin e parë sezonin e rregullt. Teuta dhe Dinamo përballen direkt dhe do duhet që veç tri pikëve në duelin mes tyre, edhe rivalët mos fitojnë.

Sa i përket zonës së ftohtë, Laçi do luajë në play-out, ndërsa Erzeni dhe Kukësi zyrtarisht sezonin e ri do jenë pjesë e Kategorisë së Parë.

Superliga, raundi i 36-të (i fundit):

E shtunë, 11 maj 2024 - 16:00

Egnatia - Tirana

Laçi - Kukësi

Partizani - Erzeni

Teuta - Dinamo

Vllaznia - Skënderbeu

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?