Flamurtari - Apolonia

Kalendari i ndeshjeve play-off dhe play-out në Kategorinë e Parë

18 Maj 2023, 20:33| Përditesimi: 18 Maj 2023, 20:35

  • Share

Kategoria e Parë mbylli sezonin e rregullt, teksa janë mësuar edhe skuadrat dhe përballjet që do luhen në zonën play-off dhe play-out.

Flamurtari i vendit të tretë do të luajë kundër Apolonisë një sfidë teke që do të luhet në qytetin e Vlorës, ndërsa Tomori i vendit të katërt do të presë në shtëpi Korabin e vendit të pestë në një ndeshje, që vlen një vend në finalen e play-off.

Në fushë neutrale do të luhen takimet e play-out Burreli-Pogradeci dhe Lushnja-Valbona, që do të vendosin se kush do të luajë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm. Ndeshjet e play-off do të luhen në datën 23 maj, ndërsa ato të play-out në 24 maj.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?