Kalaja e Lezhës drejt degradimit, vidhen ndriçuesit shkatërrohet ura hyrëse! Braktiset nga turistet

3 Tetor 2020, 14:03| Përditesimi: 3 Tetor 2020, 14:09

  • Share

Nëse shkon në kalanë e Lezhës duhet të bësh shumë kujdes. Ura hyrëse me konstrukt druri është kalbur dhe disa nga dërrasat kanë rënë.

Por problemi nuk mbaron këtu. Këtij aseti historik i mungon edhe ndriçimi. Llambat e vendosura në vitin 2012 për 100-vjetorin e pavarësisë funksionuan vetëm pak kohë dhe investimi degradoj. Prozhektorët e kabllot u vodhën nga persona ende të paidentifikuar. Banoret të zonës e vizitor e konsiderojnë të pafalshme lënien në harrese të kalasë së Lezhës.

“Kjo ura është kalbur krejt, bile e ka ndërruar përgjegjësi i Kalasë por dikush mund të thyejë këmbën atje. Ndriçim jo e jo”, thotë një qytetar.

“Është hera e parë që vijmë këtu po e shohim që ura është shumë e dëmtuar. Duket shumë e rrezikshme për të kaluar, është e nevojshme e duhet patjetër një ndërhyrje”, shprehet një qytetare.

Në këtë situatë kalaja ka nisur të braktiset nga vizitoret.

I kontaktuar në lidhje me problemin e urës, specialisti Kulturës në Lezhë, Ded Margjoni thotë se Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka miratuar fondin me vlerë 4 milionë lekë për rindërtimin e urës, por paratë ende nuk janë lëvruar.

Sakaq, "Report Tv" kontaktoi me drejtoreshën e përgjithshme të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Arta Dollani, e cila tha se kalaja do restaurohet me fondet e BE, ndërsa ndriçimi do të bëhet së shpejti me fondet e ministrisë.

"Kalaja e Lezhës është përfshirë në programin e rindërtimit. Është një nga projektet që do hartohet dhe do financohet me Delegacionin Europian, sepse është në zonën e tërmetit. Ndërkohë sa i përket ndriçimit janë 15 kala që janë përfshirë në një projekt që po bën Ministria e Kulturës për ndriçimin e tyre,  ku bën pjesë edhe Lezha. Ndriçimi do përfundojë deri në fund të vitit, ndërsa sa i përket rindërtimit, projekti do të jetë gati në dhjetor dhe më pas do të vijojë puna", tha Arta Dollani.

1601726963_ura.jpg

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alessio: 04/10/2020 10:21

    Joo,duhet bashkëpunim komuniteti..,duhet ndërgjegjësim e dënim per akte të tilla vjedhje ordinere.prej magjypësh mongolie.,turp e faqe zezë!!

    Përgjigju
  • sapa: 03/10/2020 19:00

    Kur vjedhin maskarenjte qe kane fronin dhe postet ne dore atehere te vegjelit kane te drejten morale te vjedhin dhe te shkulin gjithshka qe ju ze dora.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?