Pika kufitare e Kakavijës

Kakavijë/ Theu me makinë traun e doganës për të hyrë në Greqi, arrestohet i riu shqiptar

24 Nëntor 2020, 19:58| Përditesimi: 24 Nëntor 2020, 20:06

  • Share

Mbrëmjen e së dielës në pikën kufitare të Kakavijës është arrestuar një shqiptar i cili u fut në Greqi duke thyer traun e doganës me makinë.

Ai priste të hynte në territorin e vendit fqinj, por nuk e realizonte dot ligjërisht pasi kishte masë të ndalimit të hyrjes në zonën Shengen dhe mendoi ta bënte ndryshe.

Me automjetin e tij ai theu traun në Kakavijë duke i ikur policisë, teksa vetëm pak më vonë u arrestua rrugës për në Janinë.

Sipas mediave greke, shqiptari vendosi në alarm policinë që e arrestoi në aksin Janinë-Kakavijë.

Tashmë ai ndodhet në qytetin grek dhe do të dalë në gjyq për tre akuza të ngritura nga shkelje të masave për parandalimin e sëmundjeve, dëmtim të pronës publike dhe hyrje të paligjshme në vend dhe ai u dërgua në Prokurorin Publik të Janinës.

Vetëm disa ditë më parë, Ministria e Jashtme njoftoi për masa të reja në pikën kufitare të Kakavijës ku u shty orari për 1 orë, 07:00 - 23:00 dhenjë javë karantinë për ata që kalojnë në Greqi nga kjo pikë, 5000 euro gjobë kush e thyen.

Më datë 23 nëntor në një njoftim të dytë nga pala greke puna u pezullua pjesërisht për shkak të një greve nga fqinjët.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mirditor: 24/11/2020 21:39

    Europa mutit po lejon me hyr lloj lloj terroristi kurse shqiptaret po vujn ende sikur para 30 vjetesh. Të dhejfsha europen e mutit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?