Shuma e parave të sekuestruara

Kakavijë, po nxirrte jashtë Shqipërisë mbi 24 mijë euro të padeklaruara, nën hetim 26-vjeçari nga Dropulli

10 Nëntor 2023, 09:09| Përditesimi: 10 Nëntor 2023, 09:13

  • Share

GJIROKASTËR- Një 26 vjeçar është vënë nën hetim nga policia në pikën kufitare të Kakavijës pasi teksa dilte nga territori i Shqipërisë, iu gjetën 24 800 euro të padeklaruara.

Shuma e gjetur ndaj të riut, është sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë ndaj 26 vjeçarit nisi hetimi për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë".

“Në bazë të analizës së riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi S. T., në çantën e të cilit u gjetën 24 800 euro që ai po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar siç e përcakton ligji. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestrua shuma e parave dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. P., 26 vjeç, banues në Terihat, Dropull”-thuhet në njoftim.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?