Kakavijë/ 46-vjeçari tentoi t’i kalojë në kufi pa i deklaruar, policia i sekuestron rreth 20 mijë euro

2 Dhjetor 2023, 12:31| Përditesimi: 2 Dhjetor 2023, 12:34

  • Share

Kakavijë - Policia Kufitare e Kakavijës ka zbuluar dhe sekuestruar 19 350 euro, të cilat një 46-vjeçar tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria pa i deklaruar.

Sasia e parave të padeklaruara u zbulua në automjetin e drejtuar nga 46-vjeçari i identifikuar me inicialet Y.Sh., gjatë kontrollit në vijën e dytë.

Blutë njoftojnë se shuma e parave është sekuestruar, si dhe është vënë nën hetim 46-vjeçari, pasi akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

“Në bazë të analizës së riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi Y. Sh., në çantën e të cilit u gjetën 19 350 euro që ai po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar siç e përcakton ligji.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestrua shuma e parave dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. Sh., 46 vjeç, banues në Durrës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”,- njofton policia.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arian: 02/12/2023 19:26

    Si thote ligji pse nuk sqarohet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?