Kajsiu: Nëse fiton Putini në Ukrainë forcohet edhe Vuçiç, Biden gaboi që mbështeti Netanyahu

17 Nëntor 2023, 23:03| Përditesimi: 18 Nëntor 2023, 08:24

  • Share

 

Politologu Blendi Kajsiu tha se perëndimi po harron luftën në Ukrainë, pas rinisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Hamasit. 

Në Studio Live, Kajsiu tha se nëse harrohet Ukraina dhe humbet mbështetjen përndimore, fiton Putini e kjo do të sillte forcimin e Aleksandar Vuçiç, gjë që nënkupton se rreziku për destabilitet në Ballkan të jetë evident. 

Ai e quajti të gabuar mbështetjen që presidenti i SHBA, Joe Biden i tha Izraelit dhe kryeministrit Benjamin Netanyahu. 

"Ky është efekti i parë negativ për ne sepse fitorja e Putin forcon Vuçiç dhe autoritarizmin në përgjithësi. Si Putin është edhe Vuçiç, i njëjti model nacionalisti në Ballkan. Rreshtimi i Biden përkrah Netanyahu, një president i moderuar i majtë përkrah një ekstremi të djathtë, ia ka ulur shumë jo thjeshtë reputacionit të SHBA në botë, lidershipi i Amerikës ka rënë sepse denoncojnë Putinin për vrasjen e fëmijëve në Ukrainë, por nuk denoncojnë Netanyahun për vrasjen e fëmijëve palestinezë. Elektorati që e voton Biden në SHBA nuk është i ekstremit të djathtë, por është elektorat i moderuar, liberal i idealeve të ligjit ndërkombëtar. Ky elektorat është i pakënaqur me rreshtimin e Biden që mund të nënkuptojë nesër që Trump mund të fitojë në zgjedhjet. Putin fiton në Rusi dhe Trump fiton në SHBA, situata për Shqipërinë dhe për Kosovën përkeqësohet".


Lajmi kryesor:

Deklarata e fortë e politologut, Kajsiu: Hamasin e ka forcuar Netanyahu! Osmani: Kryeministrin e Izraelit e pret gjykimi, do e zgjasë luftën 10 vjet


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?