Kafshatëza të mbushura /Mantia me patate dhe mish të grirë nga zonja Albana

24 Maj, 11:32| Përditesimi: 24 Maj, 11:34

  • Share

Mantia me patate dhe mish të grirë

Përbërësit:

  • 500 gr miell
  • 1 lugë maja
  • 3 vezë
  • 500 ml qumësht
  • 2 lgj gjalpë
  • 4 patate të mëdha
  • 300 gr mish i grirë
  • 2 qepë mesatare
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper i zi, piper i kuq

Përgatitja:

Fillimisht zemë brumin me miell, vezë dhe qumësht. E lëmë brumin të qetësohet (mund të marrim dhe petë të gatshme) dhe ndërkohë vendosim patatet të ziejnë në ujë me kripë. Pasi ziejnë i kthejmë në pure. Mishin e grirë e kalojmë në një tigan së bashku me qepën e grirë imët dhe e kaurdisim mirë derisa mishi të përthithë lëngjet dhe të kokrrizohet. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe majdanoz. Shtojmë dhe purenë e patateve dhe e lemë masën e mbushjes të ftohet. Hapim një petë të trashë mbi tryezën e punës dhe e ndajmë në katrore. Në mes të çdo katrori vendosim nga një lugë mbushje. I mbledhim dhe i vendosim në një tavë të lyer me pak gjalpë. I vendosim mantiat të piqen në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?