Kafeina ngadalëson
zhvillimin e trurit të fëmijëve

17 Tetor 2013, 05:40| Përditesimi:

  • Share
Një studim i realizuar në Zvicër ka hulumtuar ndikimin e kafeinës në zhvillimin e trurit. Rezultatet e studimit të publikuar në revistën Examiner kanë treguar se konsumimi i tri-katër filxhanëve me kafe në ditë, sjell deri te reduktimi i gjumit të thellë dhe në këtë mënyrë ngadalësohet zhvillimin e trurit.
Gjatë kohës së gjumit të thellë vjen deri të rritja e numrit të sinapsave (lidhjet ndërmjet qelizave nervore), me ç’rast zhvillohet truri. Zhvillimi i trurit ndodh në mënyrë intensive gjatë fëmijërisë dhe arrin kulmin në pubertet.
Në rast të konsumimit të kafeinës, procesi i maturimit të trurit gjatë adoleshencës është i rrezikuar në masë të madhe.
Megjithatë, ende nuk ka fakte të dëshmuara shkencore dhe të mbështetura nga të gjithë për efektin negativ apo pozitiv të kafeinës në organizëm. Prandaj gjithmonë ka hapësirë të flitet për efektet e saj pozitive dhe ato negative

Shkrimi u publikua sot (17.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?