Eksperti i kafes Mario Busti në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” solli recetën e përgatitjes së kafes trend të momentit. Kafja e ftohtë që konsumohet kaq shumë në verë, një recetë e thjeshtë dhe e shpejtë që mund ta realizoni në kushte shtëpie.
Ajo që duhet të kemi parasysh është saktësia në gramaturë për një kafe duhen deri në 12 gramë kafeinë dhe më pas na duhen 250 ml ujë, sepse këto kanë të bëjnë me shijen dhe aromën e saj. Këto masa janë për një kafe.
Receta për kafen trend të momentit përfshin këto përbërës:
Kafe të bluar për filtër
akull
ujë të ngrohtë
qumësht
sheqer ( opsionale)
Mario Butsi, ekspert I kafes shpjegoi detajet që e bëjnë këtë kafe kaq të veçantë , fillimisht duhet të lagim filtrate e kafes në mënyrë që të heqi aromën e letrës.
“Pasi e kam lagur heqim ujin vendosim kafen dhe I hedhim ujin e ngrohtë sipër” ndërsa thekson përdorimin e kafes 100% arabike me qëllim që të ketë aroma” tha ai.
Pasi e kemi përgatitur kafen, për ta ftohur atë mund ta vendosim në frigorifer ose ti hedhim akull. Për ata që dëshirojnë të konusmojnë kafen me akull megjithatë duhet ta lënë kafen të ftohet.
“Mbushim gotën plot me akull dhe sa më shumë akull të hedhim krijohet freksi dhe jo ujë. Në këtë rast kafja që do të hedhim brenda do të rrijë e freskët dhe nuk do ta ndryshojë formatin e shijes” tha ai.
Pasi e hedhim kafen në gotë, mund t’I shtojmë dhe pak qumësht sipas dëshirës por në sasi të vogël.
MC/ReportTv.al