Kadri Veseli

Kadri Veseli do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim, miratohet kërkesa e tij për shtyrjen e shqyrtimit

10 Nëntor 2022, 16:34| Përditesimi: 10 Nëntor 2022, 16:46

  • Share

Është aprovuar nga gjykatësi i procedurës paraprake kërkesa e mbrojtjes së ish kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli ku ky i fundit ka kërkuar shtyrjen e shqyrtimit për paraburgimin.

Gjykatësi ka udhëzuar mbrojtjen e Veselit që të paraqesë shkresën deri në 11 nëntor, ndërsa seanca e rradhës të mbahet në 19 dhjetor.

Prej më shumë se një viti, ish liderët e UÇK-së, Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi mbahen në paraburgimin e Hagës ku akuzohen se gjatë luftës kanë marrë pjesë në një organizatë kriminale që merrej me trafikimin e qenieve njerëzore.

Më herët, kërkesat e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për lirimin nga qelitë ku po qëndrojnë të paraburgosur, janë rrëzuar nga gjykata e Hagës me arsyetimin se mund të largoheshin apo të zhduknin provat kundrejt tyre.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?