Kadilli në ‘Kontrast’: Berisha mos t’i akuzojë qytetarët se kanë shitur votën! Rithemelimi s’u jep shpresë njerëzve

17 Maj 2023, 14:26| Përditesimi: 17 Maj 2023, 16:51

  • Share

Fatbardh Kadilli, ish anëtar i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike thotë se Sali Berisha me fjalimet e tij për akuza për blerje votash po fyen qytetarët. I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Kadilli u ndal pikërisht tek bashkia e Shkodrës, një bastion i djathtë që u fitua me rezultat të thellë’ nga PS, ku theksoi se shkodranët nuk e shitën votën, por nuk ja dhanë Sali Berishës e Ilir Metës. Sipas Kadillit, Rithemelimin e braktisën qytetarët, pasi nuk jep shpresë.

‘Është bërë tashmë këngë e përsëritur se mbas zgjedhjeve do të thotë nuk i njoh ose nuk janë të rregullta. Në rastin konkret kemi përsëritje të të njëjtit alibi pse nuk fitoi. Fatkeqësisht nuk duan të kuptojnë krizën e thellë politike. Kjo krizë politike ka filluar që në 2013 të marrë formë.

Po pe vetëm tek kundërshtari, e ke harruar ofertën për qytetarët. Mësuesi pret që t’i tu japësh përgjigje detyrave. Qeveria u tregua e kujdesshme arrestoi dhe ca nga opozita për blerje vote. Sado të ketë shitblerje votash, sado të ketë intimidim ne i fyejmë njerëzit dhe ky rast kalon çdo limit që ka justifikimi.

Akuza fyen shkodranët pasi nuk e kanë shitur votën. Nuk ja kanë dhënë Berishës e Metës dhe pikë! Po edhe ata në Kamëz e Bathores, nuk ja kanë dhënë Berishës e Metës. Mos i fyej qytetarët si i akuzon se u shitën ata. Si nuk u shitën para dy vitesh. Mos i akuzon njerëzit sepse tupëron njerëzit dhe jo veten. Ky është historikisht rezultati më i dobët i PD-së, por edhe i opozitës. Ky regjimi që vidhka vota, pse nuk e mori në Kavajë. Ty si Rithemelim të braktisën pasi nuk i jep më shpresë mos i fyej më njerëzit!’- tha Kadilli.

Ora 16:09
Vangjeli në Kontrast: Ja fituesit e vërtetë të zgjedhjeve, nga Rama dhe Elisa deri tek Agron Duka! Berisha ende si sapun 15-lekësh Rrogozhine

 

Analisti Lorenc Vangjeli ka sjellë një panoramë paksa ndryshe nga ajo që evidentuam nga zgjedhjet e 14 majit në emisionin Kontrast, në Report Tv. Duke analizuar reagimin e parë të Ramës pas rezultateve për kryetar bashkie, për analistin Rama ëhstë në dijeni se fituesit e vërtetë në zgjedhje në fakt janë shumë herë më pak nga çfarë u pa nga ngjyrimet “mavi” të hartës.

“Nëse do kishte fituar me një ton më tepër do ishte një fitore triumfaliste. Rama e ka kuptuar se ka vetëm 5 fitues, është ai vetë, Spiropali, Veliaj (por që në Tiranë nuk ishte garë por Erioni është faktor i rëndësishëm në politikë, Gjinkuri (i dha fitore të pastër dhe të pa ndotur) është edhe trinomi Sako, Çela dhe Vangjush Dako. Dy faktorë të tjerë që u evidentuan si fitues në këto zgjedhje është Tom Doshi që është kudo në terren dhe Agron Duka i cili pas 4 palë zgjedhjesh që ai s’kishte konkurruar, u dëshmua partia më e madhe. Më bëri përshtypje ky fakt. Një lëvizje personale por e mençur e Dukës ka arritur një rezultat impresionues me rreth 45 mijë votash. Kjo do të thotë që lëvizja e individit, ka një rëndësi të posaçme. Dhe alibia më vodhën... Nëse do të kishte mundësi për të vjedhur, do vidheshin të Dukës. Ndërkohë nga ana tjetër humbës është vetëm Doktori, sepse Meta hyri në zgjedhje me risk zero. Dha me qira siglën e partisë dhe mori kandidatët e Këshillit Bashkiak.”- tha Vangjeli.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?