Kadia zv/ministër, Kulluri: Basha të kërkojë falje për njerëzit që solli në PD, do jetë zv.kryeministri i Ramës! Pas 25 prillit do jem në parlament

11 Nëntor 2020, 19:01| Përditesimi: 11 Nëntor 2020, 19:57

  • Share

Emërimi i Besart Kadisë si zv/ministër i Financave shihet si një provë e bashkëpunimit mes PS-PD nga ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Edvin Kulluri. Në një intervistë në Report Tv, Kulluri deklaroi se Basha duhet që të kërkojë falje për njerëzit që ka sjellë në PD.

Sipas tij, mazhoranca nuk i ka 71 vota për të krijuar qeverinë në 2021 ndaj mund të kemi një koalicion të përbashkët PD-PS, por Basha do të jetë zv/kryeministër.

"Pas ngjarjes së 2017 e kam parashikuar. Ky është emërimi i parë i Ramës nga PD në qeverinë e tij. Pas 25 prill do të kemi gjasa që të kemi një qeveri PD-PS. Kjo është prova e disatë që nga djegia e mandateve. Rezultati 7-0 në zgjedhjet e 2017, roli i Bashës në çështjen e pandemisë me planin me 5 pika. Ky është integriteti i njerëzve që Basha ka ngritur partinë e vetë. Njerëzit e Bashës, si të punojnë këshilltarë të tij apo zv/ministra të Ramës është njësoj. Nga projeksionet e sotme, gjasat janë që PS të fitojë. Basha do të jetë zv/ kryeministër i Ramës. Gjasat janë që mazhoranca mos t'i ketë 71 vota për 25 prill. Ose do të kemi një koalicion mazhorancë-opozitë por pa Bashën kryeministër. Bashën nuk mund ta votojmë kryeministër për shkak të ngjarjeve që po ndodhin tani. Me këtë që ka ndodhur me Kadian, Basha duhet të kërkojë falje publike për ato që shkruan tek Rilindja Demokratike pas kësaj që ndodhi sot. U emërua kukulla e parë e Ramës" - tha Kulluri.

Kulluri shpreh ambicien e tij për të kandiduar në zgjedhjet e 25 prillit madje duke thënë i bindur se do të fitojë një mandat për deputet. Ai deklaroi se dëshiron që të bëhet pjesë e një fronti opozitar të përbërë nga disa parti në koalicion.

"Nëse do të shkojmë në një front opozitar të vërtetë në këtë formulë, unë do të kandidoj në një listë të madhe të një koalicioni të përbashkët. Marrëdhëniet më të natyrshme i kam me Patozin dhe Topallin. Nuk duhet të ketë një bashkim mekanik opozitar kundër Ramës. Unë për tu bërë zv/ministër i Ramës nuk kam nevoj të kalojë përmes Bashës. Rama nuk ka shans që të komunikoj me mua për tu bërë pjesë e Rilindjes. Nuk jam kukulla e asnjërit prej tyre. Ne kemi dalë për të rrëzuar Ramën. Janë bërë publike kontrata pafund të familjarëve të Bashës. Ne jemi në rrugë për të bërë opozitën, çfarë pune kemi këtu. Që ne do të jemi në parlament këtë e tregojnë sondazhet. Unë duhet të jem në parlament. Sot me sondazhe mund të marrin pjesë vetëm 49 % e shqiptarëve në zgjedhje. Qytetarët nuk i lidh asgjë me PD-LSI-PS. Nuk ka ndodhur kurrë që opozita të jetë nën sqetullën e Ramës, as Berisha. Unë besoj që Meta nuk është për momentin në bashkëpunim me Ramën. Dhe LSI ka pasur marrëdhënie me të dy palët por kurrë nuk bënte lojë të dyfishtë. Monika Kryemadhi nëse do të dilte kundër Bashës e Ramës do t'i bënte një nder qytetarëve shqiptarë" - u shpreh Kulluri.

Sipas Kullurit, qytetarët nuk do të votojnë për Bashën vetëm se kanë inat Ramën apo anasjelltas por do të votojnë vetëm nëse do të ketë një arsye për të zgjedhur një kandidat përpara një tjetri.

"Nuk ka për të pasur qeveri me Lulzim Bashën kryeministër. Ne po dalim me një iniciativë politike tjetër. Njerëzit votojnë kur kanë arsye për të zgjedhur. Nuk votojnë Bashën për inat të Ramës dhe anasjelltas. Nëse ti nuk hyn në zgjedhjet e 2019 dhe më pas vjen në 2020 ulesh me Gjiknurin i cili të heq dhe koalicionet dhe pranoi që të futej. Në PD duket sikur janë në diktaturë. Unë refuzoj shëmbëlltyrën e Edi Ramës në PD. Kam 3 vite që nuk kam kontakt me Berishën. Kam respekt maksimal personal për kryeministrin dhe kreun e PD-së që ka qenë" - tha Kulluri.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 12/11/2020 08:53

    Politika shqiptare u ngop nga pushtaret dhe demagoget hajdut qe e nxorren Shqiperine nudo ,duke e vjedhur ne cdo cep dhe kockat ja kane ngren si hiena.Drejtesia sic duket nuk do ti denoj, por gjykimit te zotit nuk i shpetojne ,se kane abuzuar me buken e popullit te varfer per 30 vjet . Qerohuni nga politika dhe mos ju ja pafshim bojen ne Kyllur,Bash ,Like ,Rame e Sali . MJAFT ! Vendi kerkon rinine e paster dhe te afte te drejtoj

    Përgjigju
  • goni: 11/11/2020 23:53

    ja dhe ky bo**a qe ben sikur ka 1 milion vita mbas vetes....pffff

    Përgjigju
  • Pishtari demokracise: 11/11/2020 21:38

    Kullur pishtari ju ka ngelur si i fundit i mojkaneve ta therrisi shtate here ne jave, ne report tv ti beje oponence bashes...ahahahhahahah cfare gallate.

    Përgjigju
  • Beni: 11/11/2020 19:18

    Edhe ky hajduti i Ministrise Mbrojtjes do me u be deputet?Ne rregull e ka,u shkely tu vjedh me Ben Imamin,tani qe Luli ja futi,do vend ku te rehatohet.

    Përgjigju
  • ceni: 11/11/2020 19:05

    o kulluf, ti vec enderra ne bez shikon. ti ne parlament nuk u fute kur ishe keshilltar i mediut, e te futesh tani qe do shkosh ne jozin. basha duhet te kerkoje falje per ju qe ju mbajti njefare kohe ne pd, jo per ata qe soli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?