Kadaif me arra nga zonja Albana

22 Dhjetor 2022, 10:57| Përditesimi: 22 Dhjetor 2022, 10:58

  • Share

Kadaif me arra

Përbërësit:

  • 1 kg kadaif
  • 400 gr arra
  • 250 gr gjalpë
  • 2 lgj sheqer

Për sherbetin:

  • 1.5 kg sheqer
  • 1.5 litër ujë

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim sherbetin duke vendosur në tenxhere sheqerin dhe ujin në masë të barabartë. E lemë sherbetin të ziejë për 15 minuta dhe më pas e largojmë nga nxehtësia.

Lyejmë një tavë më gjalpë dhe hapim një pjesë të kadaifit. Vendosim një shtresë me arrat e grira dhe të trazuara me 2 lugë sheqer. Vendosim më pas pjesën tjetër të kadaifit dhe e spërkasim mirë me gjalpë të tretur. E vendosim të pipet në furrë të parangrohur në temperaturën 220 gradë Celsius për 30 minuta sa të marrë një ngjyrë të kuqerremtë. E lemë kadaifin të ftohet dhe më pas e sherbetosim.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?