Kaçamaku i Sharrit nga zonja Albana

4 Korrik 2023, 11:14| Përditesimi: 4 Korrik 2023, 11:17

  • Share

Kaçamaku i Sharrit

Përbërësit:

  • 5 gota ujë
  • 1 gotë miell misri
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 lç kripë
  • 2 lgj gjalpë
  • 2 lgj ajkë / djathë kaçkavall

Përgatitja:

Vendosim në një tenxhere të madhe ujin së bashku me kripën dhe thelpinjtë e grimcuar të hudhrës. E lëmë ujin derisa të vlojë, më pas shtojmë gradualisht miellin e misrit duke e përzier pa ndërprerje gjatë gjithë kohës. Ulim pak zjarrin që kaçamaku të vlojë ngadalë. E përziejmë herë pas here duke shtuar dhe pak ujë në momentin që shohim që kaçamaku ngjit në fundin e tenxheres. Në fund shtojmë gjalpë dhe e servirim menjëherë të ngrohtë me pak ajkë ose me djathë të grirë kaçkavall.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?