Kabuni tradicionale nga zonja Albana

13 Dhjetor 2023, 11:49| Përditesimi: 13 Dhjetor 2023, 11:51

  • Share

Kabuni me rrush të thatë

Përbërësit:

  • 1 gotë oriz kokërrmadh
  • 2 gota lëng mishi
  • 3 lgj rrush i thatë
  • 2 lgj gjalpë
  • 1 fç sheqer
  • Kanellë

Përgatitja:

Pasi e kemi larë orizin e kaurdisim me gjalpë, më pas shtojmë lëngun e mishit (mundësisht nga qafa e dashit) dhe rrushin e thatë pa fara, të cilin e kemi shpëlarë më parë me ujë të vakët. E lëmë orizin të ziejë. Kur të përthithet pothuajse i gjithë lëngu dhe në sipërfaqe të jenë krijuar vrima, ulim nxehtësinë dhe hedhim sheqerin. E trazojmë mirë, e largojmë nga zjarri, shtojmë kanellë duke e përzier lehtë dhe e lëmë mbuluar me kapak për 10-15 minuta në vend të ngrohtë. Mund ta shërbejmë thjesht duke i hedhur pak sheqer dhe kanellë ose mund të shtojmë dhe disa copëza mishi nga qafa.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?