Kronikë

Telat në tokë, 3 lopë ngordhin pasi bien në kontakt me energjinë në Shëngjergj! Denoncimi në Report Tv: Na rrezikohet jeta prej neglizhencës

6 Shtator 2021, 16:39| Përditesimi: 6 Shtator 2021, 20:23

  • Share

3 lopë kanë ngordhur mbrëmë në orën 21:30 në Shëngjergj pasi kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike, për shkak se telat nuk janë lidhur si duhet, por janë lënë në tokë duke rrezikuar jo vetëm jetën e kafshëve por edhe të njerëzve.

Këto pamje të rënda kanë ardhur në redaksinë e Report Tv nga një qytetar nga Shëngjergji i cili nënvizon se dhe vetë atë e ka kapur korenti 5 vite më parë. Kjo linjë elektrike thotë banori për Report Tv, nuk mirëmbahet nga punëtore prej shumë vitesh. Pavarësisht se kanë marrë në telefon organet kompetente, në këtë rast OSHEE, banori thotë se nuk kanë marrë përgjigje nga askush.

Për shkak të neglizhencës, janë lënë kabujt në këtë mënyrë duke rrezikuar edhe banorët e zonës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?