Presidenti Ilir Meta, ironizoi këtë mbrëmje kreun e PD, Lulzim Basha, i cili ka thënë se Meta do të shpallet non grata nga SHBA. Presidenti, teksa e quajti Bashën 'kryememexhiu' i Shqipërisë, theksoi se se do t'i vinte keq për çdo ambasadë që do të katandisej në nivelin kur do të merrte Bashën si zëdhënës serioz për të dhënë mesazhe.
“Nëse ka ndonjë palo-ambasadë apo palo-shtet që ka zgjedhur ndonjë palo-politikan për t’i dërguart mesazh Ilir Metës, mua këtu më kanë patur dhe këtu do të më kenë. Më vjen keq për ata amerikanë të korruptuar që kompromenbtojnë vlerat e SHBA-ve. Kur Ilir Meta ka dalë në lëvizjen e Dhjetorit, nuk ka patur ambasadë amerikane në Shqipëri. Unë kam shumë respekt për ambasadat, por kush ka mesazh për Ilir Metën, le të ma thotë direkt, pasi unë nuk do të hezitoj t’ja them kujtdo ashtu siç e meriton. Të marr kryememexhiun e Shqipërisë si zëdhënës serioz, mua më vjen keq për çdo ambasadë që do katandisej në atë nivel”, tha Meta.
Lajmi kryesor: