Ka tension në dashuri, por...çfarë thonë yjet për ju sot

20 Shkurt, 07:17| Përditesimi: 20 Shkurt, 07:18

  • Share

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Të martën në këtë ditë do të ketë një shans për të rizbuluar pak pasion në jetën tuaj në çift. Në punë është një periudhë jo tamam e favorshme dhe mund të vijnë edhe ndryshime të papritura, të jeni gati për çdo gjë, qoftë edhe për të ndryshuar qytetin.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Të martën yjet flasin për një moment ngecje përpara pikës së kthesës, e cila megjithatë do të arrijë rreth majit. Tani për tani është koha për të reflektuar dhe planifikuar për të rejat në muajt e ardhshëm. Vetëm kini kujdes për disa grindje me dikë nga Peshorja ose Gaforrja.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Këtë ditë ka pak tension në çift, bëni kujdes. Në planin e punës ka shumë për të bërë, por me ardhjen e pranverës do të vijnë disa lajme të mira.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Të martën do këtë pak agjitacion është rikthyer në ajër, ki kujdes që të mos i derdhësh të gjitha në dashuri. Në punë mund të lindin disa polemika, kujdes me kolegët.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Të martën një rikuperim i këndshëm po vjen në dashuri me një qiell që të shtyn të jesh më i shoqërueshëm dhe më i dashur. Për sa i përket punës, mund të ketë lajme interesante.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Të martën do jeni pak kontrovers, fajin e kanë planetët që ju bëjnë nervoz. Në punë, kushtojini vëmendje marrëdhënies me kolegët dhe prisni që të bëhet një zgjedhje. Vlerësoni me qetësi, mos u kapni nga nxitimi apo ankthi. Do të shihni që gjithçka do të jetë mirë.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Të martën kjo ditë nuk po fillon me këmbën e djathtë, ka tension në dashuri por nga e enjtja gjithçka do të qetësohet. Në punë bëni kujdes që të mos humbisni durimin. Ju rrezikoni të mos merrni atë që dëshironi.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Të martën në këtë ditë duhet të jeni të kujdesshëm në shpenzimin e parave, të cilat janë paksa të tepërta. Për pjesën tjetër gjithçka po ecën mirë si në dashuri ashtu edhe në punë. Humori juaj është gjithashtu pozitiv.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Të martën do të duhet të përpiqeni të kuptoni se për kë rreh zemra dhe në punë është koha për të bërë zgjedhje të rëndësishme. Ka diçka që do të ndryshojë së shpejti në jetën tuaj. Bëhuni gati dhe nuk do të pendoheni.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Të martën pak qetësi i kthehet dashurisë por ndryshimet e vërteta do të vijnë nga maji falë Jupiterit. Në punë, suksesi është ende larg, por para së gjithash duhet të pastroni mendjen për atë që dëshironi.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Të martën në dashuri ka ardhur koha të shijoni pak paqe dhe qetësi. Humori është i lartë, shfrytëzojeni sa më shumë dhe është një kohë e lumtur dhe e kënaqshme në punë.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Të martën jeni pak nervoz por mos u shqetësoni, nga marsi do të zhbllokohen shumë situata. Do të çliroheni nga një barrë dhe do të vijnë edhe projekte të reja. Është koha për të revolucionarizuar jetën tuaj.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?