‘Ka refuzuar Real Madrid’, Juventus dhe Manchester United akord për Pogba-n

21 Shkurt 2020, 14:23| Përditesimi: 21 Shkurt 2020, 14:25

  • Share

Raportimet në Angli e bëjnë të kryer kalimin e Poul Pogba te Juventus gjatë merkatos së verës. ‘Daily Star’ shkruan se mesfushori ka refuzuar kalimin te Real Madrid pasi dëshiron të rikthehet te kampionët e Italisë, aty ku shpërthey si lojtar dhe aty ku ka shumë miq, ndër të cilët Paolo Dybala.

Raportohet se edhe marrëveshja me Manchester United është arritur. ‘Djajtë’ do të marrin nga Juventus 60 mln euro plus shërbimet e Aron Ramsey, i cili nuk po përshtatet siç duhet me bardhezinjtë.

Kujtojmë se pak ditë më parë edhe agjenti i Pogba-s Mino Raiola foli për rikthimin e Pogba-s te Juventus, duke deklaruar se ‘Italia është si shtëpia e dytë e francezit’.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?