Prokurori Bujar Sheshi gjatë një mbledhje të KLP

Ka një mënyrë për të shpëtuar nga sigurimsat që kapin shtetin

29 Janar 2019, 19:57| Përditesimi: 29 Janar 2019, 21:04

  • Share

Çdo debat për spiunët apo bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, që gëlojnë ende nëpër institucionet tona edhe pas 27 vjetësh, e bën të domosdoshëm një qëndrim të prerë e shterrues për këtë temë.

Duhet të hapen dosjet për çdo zyrtar apo ish-zyrtar të lartë, deri në një farë rangu, pa përjashtim, për të mos mbetur peng i subjektivitetit politik apo administrativ, që në shumicën e rasteve është i qëllimshëm. Që nga Presidenti i Republikës e deri tek nëpunësi më i ulët, që do të gjykohet se mund të pengojë proceset demokratike në vend, qoftë ky edhe vetëm si mesazh se kjo shoqëri po ndahet me dëshirë të fortë nga e kaluara e vet.

Do të mjaftonte shembulli i shumëdiskutuar i anëtarit të KLP për të ndërmarrë një nismë legjislative përgjithësuese, që t’i mbyllte rrugën një herë e përgjithmonë për t’u ngjitur në piramidën e shtetit të gjithë asaj skote shqiptarësh, të cilët janë përzier në një mënyrë ose në një tjetër me krimet e përbindshme të armës më famëkeqe të diktaturës komuniste.

I takon opozitës që ta sfidojë qeverinë për këtë çështje, sepse për të majtën nuk është ndonjë gjë e rëndë po të kesh qenë oficer apo bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, ndaj edhe prej saj nuk mund të pritet ndonjë ndjeshmëri e veçantë.

Dhe ajo mund ta bëjë këtë me vendosmëri dhe pa asnjë mëdyshje, duke vënë në dispozion të publikut të gjithë zyrtarët dhe ish-zyrtarët e vet, si shenjën e qartë dhe të besueshme se lufta me spiunë apo sigurimsa nuk është thjesht dhe vetëm një betejë politike e momentit, ku e keqja zbulohet dhe denoncohet vetëm atëhere kur gjendet në anën tjetër.

Kjo shoqëri vetëm do të përfitonte, nëse do të dinte se çfarë raporti kanë pasur me diktaturën ata që i kanë qeverisur dhe vazhdojnë t’i drejtojnë në këto 28 vjet, presidentë, kryeministra, ministra, deputetë, drejtorë të mëdhenj, kryetarë bashkish e komunash, gjykatës apo prokurorë qofshin./Facebook/

Komento

Komente

  • geg hyseni: 29/01/2019 20:24

    Ja ke futur kot plako...E djathta ka me shume se e majta interes qe te mos hapen dosjet, mbasi siç dihet, nga keto shtresa jane bere me shume rekrutime nga strukturat e sigurimit te shtetit..

    Përgjigju
    • peoples: 29/01/2019 21:15

      Po te kerkosh me shume per bty o filozof i m...mund te gjesh gjera me te renda se ato te sigurimite qe ka bere SHIKU i GAZIDEDES.dhe ky i bente ne DDEMOKRACI.Ju dhjefsha me gjithe ate demokraci.

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?